Nuk iu ofrua fanella e CR7, Asensio zbulon numrin e preferuar

Futboll

Nuk iu ofrua fanella e CR7, Asensio zbulon numrin e preferuar

Më: 23 shtator 2018 Në ora: 23:51
Marco Asensio

Sulmuesi i shumë kuotuar i Real Madrid vijon të mbajë fanellën me numrin 20 për Los Blancos, ndonëse është i interesuar që të përmirësojë pozitat e tij  listën e skuadrës. Marco Asensio ka rrëfyer se nuk iu ofrua kurrë fanella me numrin 7 e Real Madrid, pasi legjendari Cristiano Ronaldo e dorëzoi atë gjatë merkatos së verës. Sulmuesi 22-vjeçar është mes atyre të ngarkuar për të mbushur boshllëkun e krijuar pas largimit të 5-herë fituesit të Topit të Artë. Spanjolli bëri një start mbreslënës të kampionatit. Gjithsesi, golin e parë për këtë sezon Asensio e shënoi me fanellën nr. 20 mbi shpinë, duke rrëfyer se nuk iu ofrua kurrë opsioni për të veshur fanellën ikonë të klubit.

“Klubi nuk më tha kurrë asgjë në lidhje me atë dhe unë nuk pata asnjëherë shansin që të vendosja”, deklaroi Asensio. Me Real që vendosi të mos e pasojë fanellën me numrin 7 tek dikush që ishte në ekip, ajo i kaloi Mariano Diaz, me rikthimin e tij në kryeqytetin spanjoll nga Lyon. Asensio nuk ka asnjë problem me atë, pasi si një futbollist me karakter krijues, spanjolli e sheh më shumë veten e tij si pauses të Luka Modric, në fanellën me numër 10. “Është një numër që e kam pëlqyer gjithmonë. Por aktualisht është në duar të sigurta. Në të ardhmen do të më pëlqente”, deklaroi Asensio.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat