Sarri: Në Itali është e mundur, nuk e kuptoj pse nuk ndodh edhe në Angli

Futboll

Sarri: Në Itali është e mundur, nuk e kuptoj pse nuk ndodh edhe në Angli

Më: 23 shtator 2018 Në ora: 21:26
Maurizio Sarri

Maurizio Sarri nuk mendon se kthimi i vonuar i Chelsea-t nga ndeshja e Europa League ka ndikuar në barazimin 0-0 me West Ham ditën e diel.

Chelsea është rikthyer nga Greqia vetëm ditën e premte për shkak se kthimi në Londër është anuluar një natë më parë për shkak të kohës së keqe.

Por Sarri refuzon të fajësojë lodhjen në Europë për pikët e humbura megjithëse pranon se të luante të hënën do të kishte qenë më e drejtë.

“Nuk e di. Nuk mendoj kështu. Në këtë periudhë të sezonit, nuk mendoj se ka ndikuar. Pas vetëm shtatë ndeshjeve, është shumë e vështirë të luash në Europa League, por më e vështirë është më mars dhe prill, jo tani.

“Vetëm se nuk e kuptoj pse në Angli, pas një ndeshjeje jashtë fushe në Europa League, nuk luhet sfida ditën e hënë.

“Në Itali është e mundur. Këtu duhet të luash 64 orë pas një ndeshjeje në Europa League. Në këtë periudhë nuk është problem, në prill, mbase.”

Më pas Sarri reflekton mbi ndeshjen e luajtur ndaj West Ham: “E dija që West Ham ishte një ekip shumë i mirë. Nuk e kuptoj si i ka humbur katër ndeshjet e para në kampionat, por tani duket mirë.

“Mbase tani kanë vetëbesim pas fitores me Everton. Gjithsesi edhe ne mund të kishim luajtur më mirë. Por nuk mund t’i fitosh të gjitha ndeshjet. Çdo gjë në rregull, sot morëm një pikë.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat