Arsenali arkëtoi tri pikë të mëdha, duke e mposhtur me rezultat 2:0 Evertonin, në ndeshjen e javës së gjashtë të Premier League.
Futbollistët shqiptarë treguan angazhim të pashoq dhe kontribuuan në fitoren e madhe. Mbrojtësi Shkodran Mustafi dhe mesfushori ofensivë Granit Xhaka, janë të lumtur për fitoren e madhe.
Kjo është fitorja e katërt rresht e ‘Topçinjve’ në ligë. Në minutën e 56-të, Alexandre Lacazette nga 13-14 metra shënoi gol të bukur, në pjesën e epërme të portës së Evertonit.
Në minutën e 59-të, Pierre-Emerick Aubameyang vulosi fitoren me 2:0 të skuadrës së Arsenalit. ‘Topçinjtë’ aktualisht renditen në vend të gjashtë me 12 pikë, kurse Everton është i 12-të me 6 sosh.