Ajeti me Baselin pësojnë humbje të rëndë

Futboll

Ajeti me Baselin pësojnë humbje të rëndë

Nga: Kemajl Goca Më: 23 shtator 2018 Në ora: 18:02
Ajeti me Baselin pësojnë humbje të rëndë

Baseli pësoi humbje të thellë me 7:1 në Bernë nga Young Boys, në ndeshjen e javës së shtatë të Kampionatit të Zvicrës në futboll. Kampioni në fuqi ishte shumë më i mirë dhe arkëtoi tri pikë ndaj Baselit që nuk ishte në ritmin e saj. Shqiptari Albian Ajeti luajti standard por me Baselin nuk iu shkoi asgjë përdore. Ajeti u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 66-të.

Për Young Boysin realizuan: Fassnacht (33’), Sulejmani (42’), Camara (52’), Hoarau (60’),  Aebischer (70’), Bertone (80’) e Assale (89’) dhe për Baselin shënoi van Wolfswinkel (75’). Young Boys kryeson me 21 pikë apo ka shtatë fitore rresht, ndërsa Baseli në pozitën e shtatë me 9 sosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat