Drita gjunjëzoi Prishtinën! Ferizaj dështoi si vendas

Futboll

Drita gjunjëzoi Prishtinën! Ferizaj dështoi si vendas

Nga: Kemajl Goca Më: 23 shtator 2018 Në ora: 17:39
Pamje nga ndeshja Drita-Prishtina

Kampioni në fuqi, Drita nga Gjilani, thyen serinë e zezë të rezultateve, pas katër humbjeve iu kthehet fitoreve. Drita shënoi fitore me rezultat minimal 1:0 kundër skuadrës me renome Prishtinës, në derbin e javës së 6-të të elitës së futbollit të Kosovës. Në minutën e 59-të, pas një veprimi nga krahu i djathtë, topi arriti deri te Arbër Shala, i cili nga afërsia gjuajti fuqishëm dhe shënoi për fitoren e Dritës. Në minutën e 80-të, Liridon Leci ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua nga loja, duke lënë Dritën me një lojtar me pak.

Drita megjithëse ishte me një lojtar me pak, ia doli ta ruajë fitoren. Duhet theksuar se në minutën e 27-të, Prishtina ka qenë e pafat, kur Meriton Korenica goditi fortë,  por topi ndalet nga tërthorësja.  Ferizaj si vendas dështoi, duke pësuar humbje si vendas me rezultat 2:0 nga Gjilani. Wilder Perez shënoi në minutën e 62-të dhe Edon Sadriu (87’).

Superliga e Kosovës

Liria-Llapi   2:3

KEK-u-Drenica     2:4

Ballkani-Trepça '89      0:0

Flamurtari-Feronikeli   1:3

Ferizaj-Gjilani

Drita-Prishtina

Tabela

1. Feronikeli        6       4       2       0       14

2. Llapi       6       4       1       1       13

3. Flamurtari       6       4       1       1       13

4. Prishtina          6       3       2       1       11

5. Gjilani    6       3       1       2       10

6. Drenica  6       2       3       1       9

7. Ballkani  6       2       2       2       8

8. Trepça '89       6       1       3       2       6

9. Liria        6       2       0       4       6

10. Drita    6       2       0       4       6

11. Ferizaj  6       1       1       4       4

12. KEK-u   6       0       0       6       0

Në javën e 7-të do të takohen: Feronikeli-Liria, Llapi-KEK-u, Gjilani-Drita, Trepça '89-Ferizaj, Drenica-Ballkani dhe Prishtina-Flamurtari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat