I pakënaqur në Kinë

Futboll

I pakënaqur në Kinë

Më: 23 shtator 2018 Në ora: 15:31
Yannick Ferreira Carrasco

Yannick Ferreira Carrasco ka shprehur në mënyrë të përsëritur dëshirën e tij për t’u kthyer në Europë. Mesfushori i avancuar belg nuk është i kënaqur me aventurën në Kinë te Dalian Yifang ndaj dhe shumë shpejt pritet të rikthehet në kontinentin e vjetër. Për ish-lojtarin e Atletico Madrid, duket se ka shprehur interes Juventusi, që mund të bëjë një përpjekje për transferimin e tij në janar në Serie A. Gjithsesi italianët duhet të “ruhen” edhe nga Arsenal, që ndjek me interes situatën e 25-vjeçarit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat