Sot festë në Gjilan, kampioni pret fituesin e Kupës

Futboll

Sot festë në Gjilan, kampioni pret fituesin e Kupës

Më: 23 shtator 2018 Në ora: 13:34
Lojtarët e Prishtinës

Sot festë në Gjilan. Drita kampione pret Prishtinën fituesin e Kupës së Kosovës. Vendasit për t’i ikur vendit të parafundit dhe fillimit të sezonit katastrofal me vetëm 3 pikë  nga 5 ndeshje me fitore të vetme ndaj KEK-ut e cila ende nuk ka pikë. Prishtina, për mos të humbur edhe pas 14 ndeshjeve rresht kampionale. Prishtina për treguar se mëton titullin dhe nuk pyet për pengesa rrugës. E megjithatë, Drita nuk është pengesë e vogël megjithë rezultatet momentale. Dhe, për të parë se ku jemi ne, dhe a do të mund të filloj të këndellet Drita, do ta shohim në përballjen e sotme (15.45) ku pritet numër rekord shikuesish, sidomos kur është paralajmëruar edhe udhëtimi i “Plisave”.  

Përndryshe, edhe pse nga 42 përballjet e pas luftës, Prishtina ka larg bilanc pozitiv prej 19 fitoreve, 15 barazime dhe 8 humbjeve me goldallim +24, 57:33, është Drita ajo që nga 6 ndeshjet e fundit ka vetëm një humbje (1:3, pranverë 2017), 2 barazime (0:0 në edicionin e kaluar në Gjilan dhe Pejë ndeshjen e fundit) dhe 2 fitore (0:1 në Drenas dhe 2:1 për Superkupë). Pra, Prishtina maksimalisht e respekton kundërshtarin e nesërm dhe e vetëdijshme se vetëm me angazhim maksimal mund të marrë pikë nga një udhëtim i nxehtë siç është Drita si vendase, e cila nga 18 ndeshjet sa e ka pritur Prishtinën, i ka vetëm 3 fitore, përkundër 10 barazimeve dhe 5 humbjeve me goldallim -5, 14:19.

Prishtina nuk ka mungesa dhe është shtabi teknik që do të vendos për 18 futbollistët e megjithatë mund të pritet ndonjë ndryshim nga ndeshja e fundit me Gjilanin në mesjavë.

“Ne konsiderojmë ndeshjen lojë më lojë dhe si për ne, ashtu edhe për Dritën, është lojë trepikëshi që t’i shërbej çdo skuadre për objektivat që ka. Nuk do të thotë gjë që Drita është në këto pozita, përbërjen e futbollistëve e ka dhe mund të themi që e kishte edhe pas Superkupës. Por, në një skuadër gjërat mund të prishen shumë shpejtë dhe mund të rregullohen shumë shpejtë. Këtë nuk e them për skuadrën e Dritës, sepse nuk i di problemet e saj, por për të gjitha skuadrat në përgjithësi. Është shumë zor të rregullohen gjërat, por shumë thjesht mund të prishen. Kështu që çdo skuadër duhet me pasur kujdes dhe edhe ne duhet të kemi kujdes, sepse nuk do të thotë që me një fitore u stabilizuan të gjitha gjërat, u stabilizuan të gjitha problemet. Kur them problemet, nuk flas për probleme tjera përveç problemeve tekniko-taktike ose gjendjes fizike të lojtarëve”, ka thënë për faqen e FC Prishtina, Mirel Josa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat