Shqiptarët e Shkupit zotohen për fitore

Futboll

Shqiptarët e Shkupit zotohen për fitore

Më: 23 shtator 2018 Në ora: 12:17
Pamje nga një ndeshje

Kriza pa fitore e FC Shkupit ka bërë që të gjithë në skuadër të alarmohen, jo për faktin se ekipi nuk po luan mirë, por goditjet përfundimtare dhe koncentrimi në fazën e fundit në momente, kanë bërë që të ndëshkohemi, andaj për duelin e të dielës të gjithë në skuadër janë të mendimit se duhet dhënë maksimumin për të shijuar fitoren e parë sezonale.

Edhe pse përballë Shkupi do të ketë një kundërshtarë mjaft të papërshtatshëm, sulmuesi i cili veshi fanellën bardhekaltër në këtë afat kalimtar, Viktor Angellov ka thënë se me ndihmën e publikut fitorja do të vjen, të cilës do ti gëzohen të gjithë.

“Atmosfera në klub është në nivel të lartë, të gjithë jemi si një familje, thjesht e vetmja mungesë është që nuk po arrijmë fitoren dhe i gjithë koncentrimi është se si të arrijmë deri te fitorja e parë. Për ndeshjen e radhës mundë të them se do të jetë një përballje e vështirë, pasi bëhet fjalë për një skuadër kualitative, por ne me ndihmën e publikut duhet të arrijmë deri te tri pikët e para dhe ti gëzojmë edhe ata, për atë se e meritojnë”, ka thënë Angellov.

Përveç Besart Krivanjevës që është i lënduar, trajneri Hayati Soydas i ka të gjithë futbollistët të gatshëm për duelin e radhës. Ndeshje Shkupi – Makedonija Gj.P., që luhet të dielën në stadiumin e Çairit me fillim në orën 15:30, do ta referojë Dimitar Meçkarovski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat