“Nuk do ta harrojmë kurrë këtë ditë”, djaloshi shpërthen në lot nga gjesti i Salah

Futboll

“Nuk do ta harrojmë kurrë këtë ditë”, djaloshi shpërthen në lot nga gjesti i Salah

Më: 23 shtator 2018 Në ora: 10:53
Mohamed Salah

Në përfundim të ndeshjes me Southampton, u regjistrua një episod shumë i bukur, edhe pse pati pak lot, por duhet theksuar që ishin lot gëzimi.

Ylli i Liverpool, Mohamed Salah lumturoi një prej fansave në shkallët e stadiumit. Në një letër të vogël, djaloshi kërkonte nga “mbreti egjiptian” fanellën e tij dhe Salah ia plotësoi këtë kërkesë. Duket se pavarësisht dëshirës së madhe, djaloshi nuk e priste dhe iu duk gati e pabesueshme që në duar kishte fanellën e lojtarit të tij të preferuar dhe menjëherë shpërtheu në lot.

“Nuk kam sesi të të falënderoj. Më bëre mua dhe djalit tim të qaj. Këto janë momente me shumë vlerë në jete. Djali im nuk do ta harrojë kurrë këtë ditë”, shkruan babai i djaloshit në Twitter.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat