Prag tragjedie në Angli, helikopteri ulet në mes të fushës, një tifoz …

Futboll

Prag tragjedie në Angli, helikopteri ulet në mes të fushës, një tifoz …

Më: 23 shtator 2018 Në ora: 09:55
Angli

Ndeshja e League One në Angli, e divizionit të tretë të ligës angleze, midis Barsnleit dhe Burton, nuk filloi në orën 16:00 të programiuar ditën e djeshme dhe është shtyrë për një datë tjetër. Gjithçka ka ndodhur pasi një helikopter ambulancë, u detyrua të ulej në fushën e lojës, si pasojë e një emergjence mjekësore.

Lojtarët kishin dalë nga tuneli dhe ishin gati të startonin takimin, kur një vullnetar i Barnsleit, humbi ndjenjat në vendin pas portës, dhe qëndroi i shtrirë për disa minuta. Sapo gjyqtari u informua për situatën e cila ishte serioze, i futi lojtarët përsëri brenda dhomave të zhveshjeve.

Më pas erdhi edhe helikopteri ambulancë, për të transportuar tifozin për në spital, dhe ndeshja u shty, për një datë tjetër. Ende nuk dihet një informacion i qartë se si është gjendja e tifozit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat