Real Madridi tenton fitoren e radhës në “Bernabeu” kundër Espanyolit

Futboll

Real Madridi tenton fitoren e radhës në “Bernabeu” kundër Espanyolit

Më: 22 shtator 2018 Në ora: 20:06
Ilustrim

Kampionët e Evropës do të përballen me Espanyolin në kuadër të javës së pestë në La Liga, sonte duke filluar nga ora 20:45.

Skuadra e Julen Lopeteguit ende nuk ka pësuar disfatë në këtë stinor, dhe dëshiron që ta evitojë këtë edhe sonte në shtëpi kundër Espanyolit.

Kurse Espanyoli dëshiron që t’i shkaktojë probleme Real Madridit, pasi ende nuk ka shënuar fitore si mysafir.

Real Madridi është në vendin e dytë në renditjen tabelore me 10 pikë, kurse Espanyoli është në vendin e gjashtë me 7 pikë.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat