Ylli i Tottenham kërkon dyfishin e pagës

Futboll

Ylli i Tottenham kërkon dyfishin e pagës

Më: 22 shtator 2018 Në ora: 14:06
Christian Eriksen

Christian Eriksen në botën e xhudirave! “Ylli” i Tottenham ka kërkuar një rritje të ndjeshme të pagës, për të qëndruar në Londër. Kusht i parevokueshëm…

Sipas asaj që bën të ditur “The Sun”, danezi, që aktualisht merr 4.3 milionë euro, ka kërkuar 8 milionë euro në sezon, deri në vitin 2022.

Flitet se presidenti i klubit Levy nuk ka ndërmend ta pranojë këtë kërkesë që do ta bënte numrin 10 më të paguarin në ekip.

Kësisoj, me kontratën që i skadon në vitin 2020, ish-futbollisti i Ajax mund ta shoh veten në qendër të skenarëve të reja në merkato. Një “telenovelë” që mund të nisë që në janar 2019.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat