Odriozola është gati të bëjë debutimin për Real Madridin

Futboll

Odriozola është gati të bëjë debutimin për Real Madridin

Më: 22 shtator 2018 Në ora: 13:37
Alvaro Odriozolas

Dani Carvajal ishte mungesa e vetme e Real Madridit në seancën e fundit stërvitore përpara ndeshjes së nesërme ndaj Espanyolit në kuadër të La Ligas.

Mbrojtësi i djathtë është një dyshim i madh për ndeshjen e së nesërmes dhe tekniku madrilen, Julen Lopetegui pritet t’i jep hapësirë Alvaro Odriozolas të bëj debutimin e tij.

Lojtari nga skuadra e të rinjëve, Sergio Lopez u ftua në stërvitje në vend të Carvajalit.

Të gjithë lojtarët tjerë ishin prezent dhe të gatshëm, duke përfshirë edhe Vinicius Junior i cili po vazhdon të pres rastin me skuadrën e parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat