Real Madrid vs Espanyol – Formacionet e mundshme

Futboll

Real Madrid vs Espanyol – Formacionet e mundshme

Më: 22 shtator 2018 Në ora: 13:35
Real Madrid

Real Madridi do të përballet me Espanyol sonte në Santiago Bernabeu (20:45h) në një ndeshje ku priten rotacione duke marë parasysh faktin që Championsi tashmë ka filluar dhe fitorja 3-0 ndaj Romës pati një intenzitet shumë të lartë.

Tekniku Lopetegui nuk do të mund të llogaris në shërbimet e Carvajal (problem i vogël muskular) dhe në vend të tij pritet të debutoje prurja e re e merkatos, Alvaro Odriozola. Në mbrojtje mund të luaje Nacho nga fillimi. Courtois pritet të rikthehet në vend të Navas në portë ndërsa në sulm mund të shohim Marianon të startoje.

Pas shumë javësh, tekniku më në fund ka vendosur të ftoje edhe Vinicius Jr, të cilin mund t’a shohim duke debutuar sonte nëse Lopetegui vendos t’i jape disa minuta.

Formacionet e mundshme:

Real Madrid XI: Courtois; Marcelo – Ramos – Nacho – Odriozola; Isco – Casemiro – Modric; Asensio – Benzema – Bale;

Espanyol XI: Diego Lopez; Didac – Hermoso – Du arte – Javi Lopez- Granero – Marc Roca – Sergi Darder; Sergio Garcia – Borja Iglesias – Baptistao.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat