Sarri ankohet rreth kalendarit

Futboll

Sarri ankohet rreth kalendarit

Më: 22 shtator 2018 Në ora: 13:06
Maurizio Sarri

Trajneri i Chelsea, Maurizio Sarri, është i fundit rend kohor në Premier League që ka kërkuar ndihmë nga ata që përpilojnë kalendarin, si e vetmja mundësi për ekipet angleze që të kenë sukses në Europë.

Sarri, që e ka nisur shkëlqyeshëm aventurën e tij në Premier League, duke pasur pikë të plota pas pesë ndeshjes, la pushim Eden Hazard dhe David Luiz, për ndeshjen e së enjten në Europa League, ku “blutë” fituan 1-0 ndaj PAOK.

Chelsea do të luajë tre ndeshje në një javë, fillimisht ndaj West Ham, pastaj dy përballje ndaj Liverpool, njëra për Kupën e Ligës dhe tjetra për kreun e kampionatit në Premier.

“Nëse luan jashtë fushe në Europa League ditën e enjte, atëherë duhet të të krijojnë mundësinë të luash të hënën në kampionat. Në Itali mund të luaje të premten, nëse kishe ndeshje në Champions ditën e martë, – tha Sarri. – Nëse doni që ekipet angleze të jenë të forta në Europë, duhet të përshtatni kalendarin. Do të luajmë 64 orë nga ndeshja jonë e fundit, por duke llogaritur edhe udhëtimin e ekipit mendoj se nuk do të jetë aspak e lehtë.”

Më pas, italiani 59-vjeçar shtoi: “Për një ekip anglez është e pamundur të ketë sukses në Europa League. Për momentin nuk është problem i madh, sepse kemi vetëm 6 ndeshje, por pas dy apo tre muajsh do të jetë një problem i vërtetë dhe unë do të lë pushim të gjithë titullarët, jo vetëm dy si ndodhi në Selanik. Nuk mund të fitohet trofeu pa luajtur me futbollistët më të mirë. Kjo është logjike.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat