Thomas Tuchel ka paralajmëruar rikthimin e italianit në portën e Paris Saint-Germain.
Gigi Buffon do të kthehet në portën e Paris Saint-Germain për duelin ndaj Guingamp.
Pas mungesës në takimet e fundit, trajneri Thomas Tuchel ka paralajmëruar rikthimin e italianit në portë.
“Gigi do të jetë titullar”, deklaroi Tuchel në konferencën për media.
“Ai na u nevojit edhe ndaj Liverpoolit”, theksoi trajneri. Buffon është në garë me Alphonse Areola për statusin e titullarit në portën e Paris Saint-Germain.