“Nuk e kam fyer Douglas Costan, po e sulmoni karakterin tim”

Futboll

“Nuk e kam fyer Douglas Costan, po e sulmoni karakterin tim”

Më: 22 shtator 2018 Në ora: 08:15
Di Francesco dhe Douglas Costas

Federico Di Francesco i Sassuolo mohon thashethemet e mediave sociale dhe thotë se ai nuk ka abuzuar në mënyrë racore ndaj Douglas Costas në ndeshjen ndajn Juventusit.

Lojtari u përfshi me një problem me Douglas Costan, pasi lojtari i Juventusit e pështyu Di Franceson, me ç’rast edhe mori kartonin e kuq të merituar nga gjyqtari.

Ishte supozuar se lojtari i Sassuolos e kishte fyer në baza racore Costan, por një gjë të tillë e mohon vetë lojtari.

“Do të vdisja tani nëse do të përdorja fjalë raciste”.

“Në mediat sociale ata sulmuan karakterin tim. Isha i zhgënjyer, por u përpoqa të largohem nga kjo situatë dhe falënderoj Roberto De Zerbin dhe familjen time.

“Do të vdisja tani nëse do përdorja fjalë raciste, tani nuk dua të flas për këtë për pjesën tjetër të karrierës sime”, përfundoi Di Francesco.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat