Schalke-Bayern, kampionët kanë fituar 3 radhazi “Veltins”

Futboll

Schalke-Bayern, kampionët kanë fituar 3 radhazi “Veltins”

Më: 22 shtator 2018 Në ora: 07:59
Bundesliga

Dy nga skuadrat më të mira të sezonit të kaluar të Bundesliga-s do të përballen pasditen e së shtunës, me Schalke-n që do të presë kampionët në fuqi të Gjermanisë në “Veltins Arena”.

Miqtë kanë dominuar përballjet direkte të viteve të fundit dhe kanë fituar në tri viztat e fundit që kanë bërë në atë stadium. Për më tepër, bavarezët kanë regjistruar 7 fitore, 2 barazime dhe 1 humbje në dhjetë ndeshjet e fundit që kanë luajtur kundër Schalke në të gjitha kompeticionet.

Schalke nuk e ka filluar në mënyrën e duhur kampionatin, duke humbur tri ndeshjet e para me vetëm dy gola të shnëuar dhe gjashtë të pësuar. Bayern, nga ana tjetër, e ka nisur sezonin me tri fitore dhe janë e vetmja skuadër e Bundesliga-s që i kanë fituar të gjitha ndeshjet e para.

Ata kanë shënuar nëntë gola (3 për ndeshje) dhe kanë pësuar vetëm dy të tillë. Ndërkohë, 3 nga pesë ndeshjet e fundit të luajtura mes këtyre dy skuadrave në “Veltins Arena” kanë sjellë mbi 2.5 gola për takim, por vetëm në dy prej këtyre takimeve të dy skuadrat kanë arritur të shënojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat