Santosi dëshiron ta mbajë Gabigolin e Interit

Futboll

Santosi dëshiron ta mbajë Gabigolin e Interit

Më: 21 shtator 2018 Në ora: 22:54
Gabriel Barbosan

Presidenti i Santosit, Jose Carlos Peres e ka konfirmuar dëshirën për ta mbajtur në skuadër Gabriel Barbosan, mirëpo kjo varet nga Interi.

Sulmuesi është në huazimin e tij në Brazil pasi dështoi që t’i tregojë aftësitë e tije në Milano me Interin, pas transferimit të tij prej 33 milionë eurosh në verën e vitit 2016.

Ai i ka shënuar 14 gola në 36 paraqitjet e këtij stinori, mirëpo huazimi i tij përfundon më 31 dhjetor të këtij viti.

“Do të donim që ta mbajmë atë”, tha Peresi.

“Asgjë nuk është vendosur ende. Në tetor do të takohemi për ta evoluar situatën e tij, por deri më tani ne nuk kemi biseduar me Interin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat