Perez tregon pse u largua Ronaldo

Futboll

Perez tregon pse u largua Ronaldo

Më: 21 shtator 2018 Në ora: 20:33
Cristiano Ronaldo

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka thënë se sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo e kërkoi largimin nga “Bernabeu” për arsye personale, mirëpo ka thënë se Reali do të jetë gjithmonë shtëpia e tij.

Ylli portugez u largua nga Reali në këtë verë për 112 milionë euro. Ai qëndroi në Real Madridi për nëntë vite e gjysmë, ku i ka shënuar 450 gola në 438 ndeshjes, duke u bërë golashënuesi më i mirë i Real Madridit.

“Përfitimi më i mirë për ne këtë vit ka qenë shitja e Cristiano Ronaldos. Ai dëshiroi të largohet për shkaqe personale”.

“Askush nuk ofroi para më shumë se Juventusi. Ne e falënderojmë Ronaldon për gjithë ato që i ka bërë me këtë fanellë”.

“Ai është më i miri pas Di Stefanos dhe kjo do të jetë gjithmonë shtëpia e tij”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat