Costa nuk është grumbulluar për arsye disiplinore

Futboll

Costa nuk është grumbulluar për arsye disiplinore

Më: 21 shtator 2018 Në ora: 18:43
Costa nuk është grumbulluar për arsye disiplinore

Trajneri i Brazilit, Tite, ka ndërhyrë gjatë konferencës për shtyp gjatë prezantimit të listës së futbollistëve që do të grumbullojë “Selseao” për miqësoret ndaj Arabisë dhe Argjentinës, duke shpjeguar arsyen përse Douglas Costa është lënë jashtë.

“Do të ketë një tjetër rast edhe për ata që nuk janë grumbulluar këtë herë, – tha Tite. – Më specifikisht po flas për Douglas Costa. Ai nuk është grumbulluar për arsye disiplinore. Tani kam mësuar që është dëmtuar edhe në ndeshjen e fundit ndaj Valencia dhe gjithsesi nuk do të vinte me ne, por unë e mora vendimin për ta lënë jashtë ekipit për dy ndeshjet e radhës në momentin që pështyu kundërshtarin në kampionat. Një veprim që tregoi mungesë disipline dhe duhen marrë masa. Lojtarët e kombëtares së Brazilit duhet të jenë shembull për të gjithë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat