Liverpool ka gati ofertën për Barellan

Futboll

Liverpool ka gati ofertën për Barellan

Më: 21 shtator 2018 Në ora: 16:39
Nicolo Barella

Liverpool thuhet se ka gati një ofertë prej 35 milionë euroshe për mesfushorin e Italisë dhe Cagliarit, Nicolo Barella.

Daily Mail citon Calciomercato.com, e cila shkruan se Liverpoo i prin garës për Barellan pasi që Juventus është tërhequr nga lojtari.

Gazeta e përshkruan lojtarin si një “mesfushorë që e dominon mesfushën e Cagliarit dhe citon Andrea Pirlon duke lavdëruar aftësitë e tij gjatë ndeshjes se Cagliari – Milan, e ku rezultati ishte i barabartë 1-1.

21 vjeçari, i cili u ftua nga Kombëtarj e Italisë, ka qenë aktiv në çdo ndeshje të ishullorëve italianë gjatë këtij sezoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat