Momente të vështira për Musollin

Futboll

Momente të vështira për Musollin

Më: 21 shtator 2018 Në ora: 15:02
Momente të vështira për Musollin

Zëvendës kapiteni i Kukësit Besar Musolli do të qëndrojë jashtë fushave për plot 6 muaj pas një dëmtimi të rëndë. Mungesa e Musollit në një pjesë të madhe për kampionatin do të jetë e vështirë për ekipin e Kukësit, por gjithashtu nuk është e lehtë as për vetë lojtarin.

Por kur ke shokët e skuadrës afër të cilët të bëhen “vëllezër” në ditët e vështira çdo gjë kalon më lehtë. Kjo është pikërisht ajo që ka bërë kapiteni i skuadrës së verilindorëve, Ylli Shameti i cili në një “story” në rrjetin social “Instagram” shkruan: “Disa momente të vështira bëhen më të lehta për tu kaluar nëse ke afër shokë, kështu që të premtoj që do ta kalojmë bashkë këtë vëllai im”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat