Gasperini vazhdon kontratën me Atalantan

Futboll

Gasperini vazhdon kontratën me Atalantan

Më: 21 shtator 2018 Në ora: 13:11
Gian Piero Gasperini

Rezultatet fantastike në vitet e fundit kanë bindur drejtuesit e Atalantas për të vazhduar me trajnerin.

Gian Piero Gasperini do të vazhdojë të jetë në krye të skuadrës së Atalantës.

60-vjeçari, i cili drejton ekipin që nga viti 2016 rinovoi kontratën me ekipin nga Bergamo deri në vitin 2021 me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon, deri në 2022.

Klubi bëri të ditur se ky rinovim vjen me objektivin për t’i dhënë vazhdimësi projektit të nisur nga drejtuesit e klubit dhe trajnerit në fillim të sezonit 2016-2017.

Kujtojmë se tek Atalanta luajnë dy reprezentuesit e Shqipërisë, portieri Etrit Berisha dhe mbrojtësi, Berat Gjimshiti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat