Morata në krizë për golat, Sarri e mbështet: I duhet vetëbesim

Futboll

Morata në krizë për golat, Sarri e mbështet: I duhet vetëbesim

Më: 21 shtator 2018 Në ora: 12:49
Maurizio Sarri

Sulmuesi spanjoll po kalon një periudhë të vështirë me Chelsean.

Alvaro Morata dështoi edhe një herë të realizonte gol, ku në ndeshjen e mbrëmshme ndaj PAOK humbi disa mundësi të mira.

25-vjeçari ka shënuar vetëm një gol në Premier Ligë këtë stinor dhe ka humbur vendin e titullarit në ekipin e Chelseat.

Por, trajneri Maurizio Sarri tregon se pret shumë nga Morata por atij i duhet të shënojë në disa ndeshje radhazi për të rikthyer vetëbesimin.

“Alvaros i duhet ta kthejë vetëbesimin me një, dy apo tre gola”, ka thënë Sarri.

“Në këtë ndeshje ai pati tri apo katër mundësi. Ishte i pafat. Shpresoj që në të ardhmen të mundem ta ndihmoj edhe unë. Por vetëbesimi kthehet pasi të shënojë gola”.

“Ndoshta dy gola në dy ndeshje, nuk e di. Për herë të parë në këtë stinor ai ishte i gatshëm në zonë. Pati më shumë topa dhe ishte më shumë aktiv”, ka theksuar ai.

Chelsea triumfoi në Greqi 1-0 me golin e realizuar nga Willian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat