Zyrtare: Aguero vazhdon kontratën me Cityn

Futboll

Zyrtare: Aguero vazhdon kontratën me Cityn

Më: 21 shtator 2018 Në ora: 11:36
Aguero

Sulmuesi argjentinas do të luajë edhe më tutje me skuadrën kampione të Premier Ligës.

Plot një dekadë me Manchester Cityn.

Sulmuesi argjentinas dhe drejtuesit e Citizens kanë arritur marrëveshjen për zgjatjen e kontratës deri në vitin 2021, me aktualen që përfundonte në vitin 2020. Ai do të përfitojë 220 mijë funte në javë.

“Jam këtu prej shtatë vitesh dhe dua që të bëhen 10, prandaj kam firmosur rinovimin për një sezon më shumë. Shpresoj që kjo dëshirë të bëhet realitet dhe gjithçka të shkojë sipas planit,”  deklaroi Aguero pas nënshkrimit të kontratës së re.

30-vjeçari, i cili është pjesë e Manchester City-t që nga 2011 ka shënuar 204 gola në 299 ndeshje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat