Spalletti: Jam krenar për rikthimin e Inter

Futboll

Spalletti: Jam krenar për rikthimin e Inter

Më: 21 shtator 2018 Në ora: 08:49
Luciano Spalletti

Luciano Spalletti nuk e fsheh faktin që është krenar për përmbysjen e Inter-it të tij në Champions League.

Zikaltrit luajtën ndeshjen e parë pas gjashtë viteve në Champions ndaj Tottenham ditën e martë, duke siguruar një fitore të minutave të fundit falë golave të Icardi-t dhe Vecino-s.

Kjo është hera e tretë që trajneri italian merr pjesë në kompeticionin më prestigjioz, pasi marrë pjesë kur ishte te Roma dhe Zeniz St Petersburg.

“Ato dy aventura, si dhe kjo me Inter, janë shumë të vlefshme për eksperiencën time,” shprehet Spalletti për revistën e UEFA Champions League.

“Kam kujtime të bukura nga çdo eksperiencë, por nuk e fsheh faktin që jam shumë krenar që jam pjesë e këtij klubi në rikthimin në Champions League pas gjashtë viteve.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat