Kategoria Superiore/ Java e pestë nis me supersfidë

Futboll

Kategoria Superiore/ Java e pestë nis me supersfidë

Më: 21 shtator 2018 Në ora: 08:19
Foto nga ndeshja

Java e pestë e Kategorisë Superiore do të fillojë nga dita e premte me një ndeshje të fortë në letër, si Partizani-Flamurtari.

Dy skuadra që vijnë me rezutate dhe paraqitje të ndryshme në këtë javë të kampionatit shqiptar, por pikët i kanë të barabarta: 7. Partizani do të presë në “Selman Stërmasi” skuadrën vlonjate pas barazimit në Laç, që nuk i dha mundësinë të përfitonte më tepër në renditjen pas këtyre 4 javëve të para.

Pas humbjes së parë të pësuar nga ish-skuadra e tij, Ilir Daja shpreson të harrojë sa më shpejt atë ndeshje me Skëndërbeun, më shumë për nga emri që i shkaktoi humbjen dhe i shënoi golat e parë, se sa thjesht nga rezultati. Gjithsesi, skuadra vlonjate është ndër emrat kryesorë të Kategorisë Superiore dhe padyshim që objektivi i saj do të jenë pikët maksimale.

Ndërkohë, javën e pestë të kampionatit e pasojnë dy sfida të tjera ditën e shtunë, Luftëtari-Teuta dhe Skëndërbeu-Tirana, për t’i lënë radhën ndeshjeve të së dielës, që do të përballin Kastriotin me Laçin dhe Kukësin me Kamzën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat