Perez i ka thënë Lopeteguit: Prioriteti jonë, fitimi i Ligës së Kampionëve në Wanda Metropolitano

Futboll

Perez i ka thënë Lopeteguit: Prioriteti jonë, fitimi i Ligës së Kampionëve në Wanda Metropolitano

Më: 21 shtator 2018 Në ora: 07:22
Kampioni aktual e nisi me fitore sezonin e ri të Ligës së Kampionëve

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez i ka thënë trajnerit Julen Lopetegui se prioritet duhet të jetë Liga e Kampionëve këtë sezon pasi finalja e madhe zhvillohet në stadiumin e rivalit Atletico Madrid, Wanda Metropolitano.

Me ndeshjen finale të caktuar për tu luajtur në Wanda Metropolitano të Atletico Madridit, Florentino ka thënë se Lopetegui se duke fituar në stadiumit e rivalëve të qytetit do të ishte ideale.

Mediumi i respektuar El Confidencial ka raporton një bisedë të fundit presidentit të Mbretërve dhe trajnerit të tyre.

“Prioritet është të fitojmë Ligën e Kampionëve në Wanda Metropolitano dhe nëse është e mundur kundër Barcelonës, do të ishte edhe më mirë…”.

Florentino e kishte këtë me gjysmë shaka, megjithëse më vonë u shpreh përsëri rreth kësaj çështje.

“Ta fitojmë Ligën e Kampionëve në Wanda do të ishte e përkryer”.

Edhe një burim tjetër i Real Madridit konfirmoi se ky është qëllimi kryesor i klubit.

“Pushtimi i Championsit në Madrid dhe atë në Wanda Metropolitano, do të ishte veprimi më i mirë i mundshëm për shikueshmërinë dhe arkën e klubit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat