Zyrtare, Aubameyang bëhet trajneri i ri i kombëtares së Gabon

Futboll

Zyrtare, Aubameyang bëhet trajneri i ri i kombëtares së Gabon

Më: 20 shtator 2018 Në ora: 19:57
Pierre Francois Aubameyang dhe Daniel Cousin

Pierre Francois Aubameyang dhe Daniel Cousin janë zyrtarizuar sot si dy trajnerët e kombëtares së Gabonit në futboll, lajm që është konfirmuar edhe nga Federata e Futbollit të këtij vendi. Ata do të marrin vendin e lënë bosh nga Jose Antonio Camacho, që u shkarkua pak ditë më parë për shkak të rezultateve të dobëta.

Por e veçanta është se trajneri i sapo-emëruar i kombëtares së Gabon është babai i lojtarit të Arsenal, Pierre-Emerick Aubameyang. Trajnerët e rinj kanë si detyrë të kualifikojnë kombëtaren në fazën finale të Kupës së Afrikës për vitin 2019.

Aubameyang, 53 vjeç ka qenë kapiten i kombëtares së Gabonit në vitin 1994 dhe ka luajtur më shumë se 200 ndeshje në kampionatin francez. Ndërsa Cousin, 41 vjeç, ka qenë më parë trajner i Hull City dhe Glasgow Rangers, por numëron edhe 53 ndeshje e 13 gola me kombëtaren e Gabon në karrierën e tij si futbollist.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat