Pogba kritikohet edhe kur shkëlqen

Futboll

Pogba kritikohet edhe kur shkëlqen

Më: 20 shtator 2018 Në ora: 18:33
Pogba kritikohet edhe kur shkëlqen

Paul Pogba bëri një ndeshje të shkëlqyer kundër Young Boys, por përsëri u kritikua nga ish meshfushori i Liverpool, Graeme Souness, që ka thënë se francezi nuk ka përparuar pas transferimit te Manchester United nga Juventusi.

Pogba ishte direkt i përfshirë në të tre golat golat e United, duke shënuar dy herë dhe duke dhënë asistin për Anthony Martial, teksa “Djajtë” fituan 3:0.

Souness, i cili vazhdimisht e ka kritikuar Pogba, u tregua përsëri i ashpër në vlerësimin e tij për francezin. Ai ka thënë: “Nëse ai dëshiron të bëhët një yll, një lider, të cilin njerëzit e quajnë si lojtarin e duhur, ai duhet të tregojë vazhdimsi dhe të jetë vendimtar gjithmonë”.

“Jam i sigurt që ai është një djalë i mirë, por pyes veten nëse ai e trajton futbollin pak si shaka. Pyes veten nëse ai stërvitet siç duhet çdo ditë. Nuk e kam parë atë të përmirësohet që nga dita kur ka mbërritur. Ai erdhi për 100 milionë euro, por nuk shoh një ndryshim tek ai që nga momenti i kthimit”.

Pogba ka shënuar dy gola për United në Premier League deri tani për këtë sezon, duke realizuar dy penallti kundër Leicester City dhe Brghton. United do ta luajë ndeshjen e radhës në kampionat kundër Wolves në “Old Trafford”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat