Pas një viti mungese, Vllaznia kthehet në stadiumin e saj!

Futboll

Pas një viti mungese, Vllaznia kthehet në stadiumin e saj!

Nga: Aziz Zuka Më: 20 shtator 2018 Në ora: 18:29
Pas një viti mungese, Vllaznia kthehet në stadiumin e saj!

Rikthehemi në stadiumin "Ibrahim Kurteshi" pas më shumë se 1 viti! - kështu thuhet në një njoftim të bërë nga Faqja e saj Zyrtare KF Vllaznia e Pozharanit ish anëtare e Superligës së Kosovës. Në njoftim tutje thuhet: “Federata e Futbollit të Kosovës  më në fund pas katër xhirove të zhvilluara në Ligën e parë të Kosovës , ka lejuar që ndeshjet  e ardhshme kampionale dhe të kupës klubit KF Vllaznia të zhvillohen në stadiumin "Ibrahim Kurteshi" - Pozharan. E ndeshjen  e parë kampionale pas një viti mungese

të dielën KF Vllaznia do ta zhvillon si vendas dhendaj  2 Korrikut. Ju njoftojmë të repekuar tifoz të klubit tonë, futbolldashës dhe qytetarë se me rastin e zhvillimit të ndeshjes së parë pas një viti mungese në Pozharan, do të luhet në Pozheran, Hyrja në stadium do të jetë falas!

“Tani fusha jonë është e gatshme që ndeshjet të luhen në Pozharan në “folenë” tonë!

Na kanë munguar ndeshjet si vendas, ka munguar publiku Pozharanas, e ndeshjet në Pozharan do të ndihmojnë shumë klubin drejt synimeve që ka.

Andaj të dielën nga ora 15:30 ftojmë tifozërin Tigra dhe të gjithë simpatizuesit dhe qytetarët të vijnë dhe të përcjellin këtë ndeshje. Ju mirëpresim”, thuhet në këtë komunikatë për media.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat