Kovaç: Me Bayernin duam të shkojmë larg në Champions

Futboll

Kovaç: Me Bayernin duam të shkojmë larg në Champions

Më: 20 shtator 2018 Në ora: 17:32
Kovaç: Me Bayernin duam të shkojmë larg në Champions

Bayerni nga Munihu e nisi në mënyrën më të mirë të mundshme fazën e grupeve në Champions League. Kampioni gjermanshënoi fitore në Lisbonë me rezultat 2:0 ndaj Benfica-s, duke konfirmuar formën dhe bërë me dije se janë favoritë i madh në grupin E. Bayerni është në grup me Ajax-in, AEK-un dhe Benfica-n. Grup jo edhe aq i lehtë, por në bazë të lojës që dëshmoi skuadra bavareze nuk do ta ketë aspak telashe që të shkoi më tutje.

Trajneri i Bayernit, Niko Kovaç, falënderoi Renato Sanchesin, duke e përshkruar performancën e tij si “të veçantë” në ndeshjen e suksesshme të bavarezëve ndaj skuadrës portugeze. Bayerni ishte më i mirë dhe fitorja ka qenë plotësisht e merituar. Ish-mesfushori i Benfica-s u kthye për të luajtur kundër ish-klubit të tij. 21-vjeçari portugez la shenjën e tij në fitoren 2:0, larg nga shtëpia, të mërkurën. Benfica, gjithashtu, e duartrokit Sanches, i cili u largua nga gjigantët portugezë në vitin 2016. “Unë jam i lumtur.  Ashtu siç thashë në Munih, Renato nuk do të ishte udhërrëfyesi ynë i kësaj transferte. Në fakt, Thiago Alcantara duhej të kishte luajtur, por kur e dinim se ai do ta humbiste lojën, mendova se ishte koha e duhur për të aktivizuar Renato. Ajo që bëri ishte e veçantë, mund të shihni se pse ai është një lojtar i tillë i mirë, në moshë të re.

Një lojtar me aftësi të larta teknike dhe fizike. Duhet t’iu jepet një kompliment edhe tifozëve portugezë, sepse i dhanë duartrokitje, gjë të cilën nuk e shihni shumë shpesh në stadiumet tona”, ka thënë Kovaç. Në fakt, Bayerni vazhdoi me serinë e fitoreve në edicionin e ri, sepse në tri takimet e para në Bundesliga nuk ka asnjë humbje, të gjitha fitore. Kjo fitore në Lisbonë është treguesi më i mirë se Bayerni i ka synim të gjitha trofetë. “Ne dëshironim që të kishim një fillim të mirë si në Bundesliga, ashtu edhe në Champions League. E dinim që Benfica kishte një ekip jashtëzakonisht të mirë, me qasje të drejtpërdrejtë. Ne duam të shkojmë larg në Champions League. Natyrisht, duhet të qëndrojmë të fokusuar”, ka thënë Kovaç.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat