Milner: Nuk kam pasur asnjëherë një bluzë të kuqe

Futboll

Milner: Nuk kam pasur asnjëherë një bluzë të kuqe

Më: 20 shtator 2018 Në ora: 16:58
Milner: Nuk kam pasur asnjëherë një bluzë të kuqe

James Milner ka zbuluar se babai i tij, një tifoz i Leeds, e ka ndaluar të veshë ngjyrën e kuqe teksa është mësuar të urrejë Manchester United që i vogël.

Mesfushori ka pranuar se nuk ka pasur asnjëherë një bluzë të kuqe në dollap kur ishte fëmijë për shkak të babait të tij.

Gjithsesi, Milner tani ka konfirmuar se babai i tij është i lumtur që e sheh çdo fundjavë me fanellën e Liverpool që prej vitit 2015.

“Po, është e vërtetë,” pranon Milner për FourFourTwo kur pyetet për influencën e babait të tij. “Tifozët e Leeds rriten duke urryer Manchester United, si rival, kështu që e kuqja nuk lejohej.

“Nuk kam pasur asnjëherë një bluzë të kuqe, mendoj se për të parën herë që kam veshur një fanellë me ngjyrë të kuqe ka qenë tek Anglia".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat