City përgatit rinovimin e Sterling

Futboll

City përgatit rinovimin e Sterling

Më: 20 shtator 2018 Në ora: 13:48
Raheem Sterling

Manchester City përgatit bisedimet për rinovimin e kontratës me Raheem Sterling. Sulmuesit anglez i skadon kontrata në vitin 2020 dhe prej kohësh kishte kërkuar bisedime për zgjatjen e saj por klubi nuk kishte reaguar çka riktheu zërat e merkatos rreth 23-vjeçarit. Tani është Guardiola që ka dhënë ok” për të blinduar sulmuesin anglez i cili ka mirëpritur vendimin pasi dëshira e vetme e tij është të qëndrojë te Manchester City pavarësisht se klube të tjera të mëdha janë gati të bëjnë oferta të çmendura për shërbimet e lojtarit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat