Allegri: Cancelo mund të bëhet më i miri në botë në pozitën e tij

Futboll

Allegri: Cancelo mund të bëhet më i miri në botë në pozitën e tij

Më: 20 shtator 2018 Në ora: 13:45
Joao Cancelos

Trajneri i Juventusit ka mbetur i mahnitur nga paraqitja e Joao Cancelos.

Massimilliano Allegri është ndarë shumë i kënaqur me angazhimin e lojtarëve të tij në fitoren e mbrëmshme ndaj Valencias në Mestalla me rezultat 2-0.

Por futbollisti që e ka impresionuar më shumë trajnerin e Juves, është pikërisht një ish-lojtar i Valencias.

Bëhet fjalë për Joao Cancelon i cili këtë verë iu bashkua Zonjës së Vjetër dhe mbrëmë ishte ndër më të mirët në fushë, e sipas Allegrit ai mund të bëhet edhe më i miri në botë.

“Cancelo është përmirësuar shumë këtë vit dhe ka kualitete të jashtëzakonshme”.

“Atij i duhet pak më shumë punë që të përmirësohet edhe më tutje për t’u bërë më i miri në botë”, ka theksuar trajneri i Juves. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat