Si ndodhi kartoni i kuq i Ronaldos dhe sa mund të dënohet portugezi

Futboll

Si ndodhi kartoni i kuq i Ronaldos dhe sa mund të dënohet portugezi

Më: 20 shtator 2018 Në ora: 09:57
Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo mori karton të kuq në ndeshjen e Ligës së Kampionëve, ndaj Valencias.

Fituesi i ‘Topit të Artë’ u trondit me karton të kuq në minutën e 29-të, por kjo nuk e pengoi ‘Zonjën e Vjetër’ të fitojë 2-0.

Ronaldo u ndëshkua për tërheqjen e flokëve të Jeison Murillo.

Gjyqtari gjerman Felix Brych nuk e pa incidentin, por ishte ndihmësi i tij pas portës, Marco Fritz, që ia kumtoi gjestin.

Sky Sport Italia analizoi pamjet dhe me leximin e buzëve zbuloi se Fritz i tha Brychit se kishte një tërheqje të flokëve.

Brych e pyeti dy herë gjyqtarin e linjës dhe ai dy herë iu përgjigj në mënyrë pozitive për ndëshkim me karton të kuq.

Kjo mund të jetë vendimtare në lidhje me dënimin e Ronaldos.

Kjo pasi gjyqtari nuk mund ta shkruajë në raportin e tij se ai e ka parë sjelljen e dhunshme, vetëm se i është dorëzuar fjalëve të gjyqtarit pas porte.

Në Ligën e Kampionëve nuk ka VAR dhe Ronaldo do të marrë një dënim automatik me një ndeshje, pa të drejtë ankese, por mund të jetë edhe më keq.

Kjo varet nga mënyra se si UEFA vendos të shikojë incidentin dhe a do ta konsiderojë sjellje të dhunshme, që do të thotë një ndalim prej tre-ndeshje.

Juventus ndeshjen e radhës e luan në shtëpi ndaj Young Boys më 2 tetor, ku pastaj do të udhëtojnë për në Manchester United më 23 tetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat