Cavani: Do të më pëlqente t’i shihja si luajnë ekipet e Ligës Premier në Ligue 1

Futboll

Cavani: Do të më pëlqente t’i shihja si luajnë ekipet e Ligës Premier në Ligue 1

Më: 20 shtator 2018 Në ora: 06:10
Edinson Cavani (Foto: Getty Images)

Edinson Cavani thotë se do të dëshironte të shihte se si do të luanin skuadrat e Ligës Premier në kampionatin francez. Këto komente ai ka bërë pas humbjes së Paris Saint-Germainit nga Liverpooli në Ligën e Kampionëve.

Skuadra e Thomas Tuchel pësoi me rezultat 3-2 në Anfield, në ndeshjen e parë të fazës grupore në garën më të madhe evropiane për klube.

PSG ishte në disavantazh prej dy golash dhe arriti ta barazonte rezultatin, mirëpo një gol i vonshëm i Roberto Firminos ia siguroi fitoren ekipit të Jurgen Klopp.

Cavani i ka hedhur poshtë qëndrimet se Ligue 1 është inferiore në raport me ligat tjera të forta, prandaj PSG nuk po arrin sukses në Evropë.

“Skuadrat më të mira në Evropë luajnë në Ligën e Kampionëve dhe kur përballesh me to, nganjëherë fiton, nganjëherë humb”.

“Do të më pëlqente t’i shihja ekipet e Ligës Premier duke luajtur në Ligue 1 dhe kështu do të shihnim se sa të mira janë”.

“Nuk do ta nënçmoja ligën franceze, sepse Franca është aktualisht kampion bote dhe shumë prej atyre lojtarëve luajnë në Ligue 1”, u ka thënë Cavani gazetarëve. /Telegrafi/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat