Zogaj do të ndajë drejtësinë në takimin Rapidi-Spartaku

Futboll

Zogaj do të ndajë drejtësinë në takimin Rapidi-Spartaku

Nga: K. G. Më: 19 shtator 2018 Në ora: 18:24
Zogaj do të ndajë drejtësinë në takimin Rapidi-Spartaku

Gjyqtari i mirënjohur nga Kosova, Bekim Zogaj, me nënshtetësi zvicerane, do të ndajë drejtësinë në ndeshjen shumë të rëndësishme të Europa League, mes Rapidit të Vjenës dhe Spartakut të Moskës. Rapidi, Spartaku, Villareali dhe Rangersi, garojnë në grupin G, që vlerësohet si grup shumë i fortë. Sipas faqes zyrtare të UEFA-s, gjyqtar kryesor është Alain Bieri (Zvicra), i ndihmuar nga Stephane De Almeida (Zvicra) dhe Bekim Zogaj (Zvicra). Ndeshja luhet të enjten mbrëma (nesër) në orën 18.55 dhe pritet lojë shumë e fortë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat