Industria e futbollit në Europë

Futboll

Industria e futbollit në Europë

Më: 19 shtator 2018 Në ora: 13:18
Pamje nga një ndeshje

Futbolli është industria më e madhe e dëfrimit në Europë dhe po arrin shifrën e 20 miliardë eurove, duke lënë pas me diferencë të theksuar sportet e tjera, por edhe muzikën, kinemanë apo teatrin. Stadiumet ku luhet futboll janë thuajse gjithmonë të mbushur plot, televizionet kanë audiencë me dhjetëra milionë ndjekës, ndërsa libraritë, diskotekat dhe ambientet e tjera të dëfrimit nuk arrijnë të konkurrojnë me të tilla shifra. Sa për të bërë një krahasim, futbolli në vitin 2018 parashikohet të thithë rreth 20 miliardë euro.

Futbolli është biznesi i ri global në epokën e ekonomisë dixhitale. Dhe si çdo ekonomi ndërkombëtare, po polarizohet gjithnjë e më shumë. 20 miliardë euro gjenerohen thuajse nga vetëm 31 klubet kryesore, që janë pa dyshim skuadrat më të mëdha në kampionatet më të pasura, si Reali, Barcelona, Manchester United, Chelsea etj. Me qindra klube të tjera të shpërndara në Kontinentin e Vjetër marrin disa thela shumë të vogla.

Femomeni i vërtetë ekonomik është ekspansioni i industrisë së futbollit. Vitet e fundit, të ardhurat e klubeve janë rritur me 40%, nga 15 miliardë në 18 miliardë euro, ndërsa parashikimet për vitin 2018 janë për 20 miliardë.

Asnjë ekonomi në Europë nuk ka përjetuar një rritje të tillë. Gjysmën e rritjes (2.5 prej 5 milardë euro) e kanë patur vetëm 12 klubet kryesore, të cilat nga 3.4 miliardë të ardhura kanë arkëtuar 5.8 miliardë. Mbreti I futbolli ka qenë për shumë vite Manchester United, që burimin kryesor të të ardhurave (690 milionë euro) e ka nga shitja e të drejtave televizive.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat