Messi, lojtari me më shumë tregolësha në historinë e Champions-it

Futboll

Messi, lojtari me më shumë tregolësha në historinë e Champions-it

Më: 19 shtator 2018 Në ora: 09:54
Leo Messi

Leo Messi vazhdon të shtojë rekordet e karrierës së tij të mrekullueshme sportive.

Rekordi më i ri i yllit argjentinas është ai i tregolëshave. Me 3 perlat ndaj PSV-së, Messi është tashmë futbollisti me më shumë tregolësha në historinë e Champions League, plot 8 (kundër PSV, City, Celtic, Apoel, Ajax, Leverkusen, Plzen, Arsenal).

Lojtari i Barcelonës ka një tregolësh më shumë sesa Cristiano Ronaldo.

Performanca e Messit në Champions na sjell në kujtesë se argjentinasi nuk është në listën e FIFA-s për The Best, ku janë përfshirë Modric, Cristiano Ronaldo dhe Salah.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat