Klopp: Sturridge në formën më të mirë ndonjëherë

Futboll

Klopp: Sturridge në formën më të mirë ndonjëherë

Më: 19 shtator 2018 Në ora: 09:43
Jurgen Klopp

Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, beson se Daniel Sturridge është në formën më të mirë që ai e ka parë ndonjëherë.

Sturridge hapi serinë e golave për Liverpoolin ndaj PSG-së në fitoren prej 3-2.

Është ky një rikthim i mirë i Sturridge në garën më të madhe për Liverpoolin dhe Klopp shprehu kënaqësinë me paraqitjen e ekipit dhe në veçanti me paraqitjen e Sturridge.

“Paraqitje e mrekullueshme. Paraqitje e madhe kjo nga Daniel”.

“Treshja në mesfushë bëri punë të jashtëzakonshme, por ata luajnë mirë kur formacioni është kompakt. Ishte fantastike”.

“I kam thënë Danielit se ai është në formën më të mirë që prej se e njoh, fizikisht dhe i është dashur ta shfrytëzojë momentin dhe e bëri këtë. Super ndeshje, super gol”.

 

“Më pas ne e kemi pasur mundësinë me Firminon. Nuk kishte gjasa që ai të luante dhe më pas erdhi ai vet dhe tha”jam mirë mund ta hap syrin” dhe kështu që mirë, ishte gjithçka mirë”, u shpreh Klopp.

Liverpooli kryeson grupin pas xhiros së parë duke parë që Napoli ka barazuar në Beograd ndaj Crvena Zvezdës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat