Ancelotti zbulon çfarë bënë futbollistët e Crvena Zvezdës ndaj Napolit

Futboll

Ancelotti zbulon çfarë bënë futbollistët e Crvena Zvezdës ndaj Napolit

Më: 19 shtator 2018 Në ora: 08:16
Carlo Ancelotti

Trajneri i Napolit, Carlo Ancelotti mbeti i pakënaqur nga strategjia e ekipit të Crvena Zvezdës.

Trajneri i Napolit, Carlo Ancelotti ka analizuar barazimin pa gola të skuadrës së tij ndaj Crvena Zvedës në Ligën e Kampionëve.

Ai është ankuar në mungesën e fatit dhe efikasitetit te skuadra nga San Paolo.

Por, po ashtu ka një akuzë për skuadrën kundërshtare.

“Na mungoi pak, në finalizim, kemi humbur pasimin e fundit ose krosimin, kemi hyrë me vonesë brenda zonës. Kemi qenë pak të pafat, dhe jo efikas”, u shpreh ai.

“Kemi humbur dy pikë në një grup të vështirë por na presin edhe pesë ndeshje, mbetet një klub i komplikuar por nuk duhet të jemi kaq dramatik”, shtoi italiani.

“Futbollistët kundërshtarë u treguan profesionist për humbjen e kohës, u rrëzuan pandërprerë dhe gjyqtari ra në grackat e tyre”, theksoi Ancelotti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat