Spalletti: Fitore e bukur, por duhet të mësojmë të fitojmë edhe pa atë

Futboll

Spalletti: Fitore e bukur, por duhet të mësojmë të fitojmë edhe pa atë

Më: 18 shtator 2018 Në ora: 23:28
Luciano Spalletti

Luciano Spalletti shprehet i kënaqur nga rikthimi i Inter-it në Champions League pas fitores me përmbysje ndaj Tottenham-it në minutat e fundit të ndeshjes.

Menjëherë pas sfidës trajneri i zikaltërve ka thënë:

“Fakti që përmbysëm rezultatin në sulmet e fundit, më bën edhe më të kënaqur,”-ka thënë tekniku për Sky Sport Italia.

“Ne pamë sesi festonin tifozët në stadium, çfarë do të thoshte për ata. Ne gjatë gjithë kohës provonim të sulmonim duke luajtur mirë. Rezultati na jep vetëbesim për punën që po bëjmë, duke pasur lojtar si Icardi që thyen akullin, pasi kemi nevojë për golat e tij. Ai është profesionist dhe nuk ikën nga përgjegjësitë. Ne kemi shumë lojtarë të mirë dhe duhet të mësojmë të fitojmë edhe pa Mauro-n. Nuk mund të kemi të njëjtët titullar në çdo ndeshje.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat