Sol Campbell shfrytëzoi mediat sociale për të falënderuar tifozët për urimet e ditëlindjes por më pas kuptoi se kishte thënë gabim moshën e tij.
Legjenda e Arsenal ka postuar një video ku pretendon se është 43 vjeç, megjithëse thuhet të jetë 44.
Por pasi e ka kuptuar gabimin, Campbell ka fshirë videon dhe ka postuar një tjetër ku nuk e ka përmendur fare moshën.
Në videon e parë, Campbell thotë: “43 vjeç sot. Po, Sol Campbell. Ta keni parasysh pasi disa njerëz mendojnë se jam 44 vjeç, jo unë jam 43 vjeç.
“Ju falënderoj për urimet që kanë ardhur nga e gjithë bota, të cilat më kanë prekur, ju falënderoj unë dhe familja ime.
“Shpresoj që të jem si vera e mirë dhe të përmirësohem, një vit më i madh, një vit më i ditur, siç thotë edhe kënga.”
Gjithsesi, ish-lojtari i Anglisë e ka fshirë videon disa minuta më pas duke e zëvendësuar me një tjetër ku nuk përmend fare moshën.
Campbell ka lindur më 18 shtator të 1974, kështu që mbush 44 vjeç sot.