Totti rikthehet në fushë, vjen oferta për të luajtur vetëm një ndeshje

Futboll

Totti rikthehet në fushë, vjen oferta për të luajtur vetëm një ndeshje

Më: 18 shtator 2018 Në ora: 20:21
Francesco Totti

Francesco Totti mund të ndjekë gjurmët e Alessandro Del Piero. Ky krahasim mund të bëhet mes dy legjendave të futbollit italian, pasi për ish-kapitenin e Romës, i tërhequr nga sporti një vit më parë, ka ardhur një ofertë për të luajtur nga Australia. Bëhet fjalë për ekipin e Apia Leichhard Tigers, skuadër e Serisë B australiane. Dhe Totti do të luajë vetëm një ndeshje me këtë skuadër, më 26 shtator, një ndeshje ndaj Adelaide United e vlefshme për çerekfinalet e Kupës së Ligës.

Lajmin e ka konfirmuar Anthony Uchino, drejtuesi italo-australian i ASR Football në Sidney, që bashkëpunon me skuadrën e Romës: “Është gjithçka e vërtetë. I kemi paraqitur një ofertë Francesco dhe jemi në pritje të një përgjigje nga ana e tij. Për ne do të ishte fantastike po ta kishim në fushë”.

Mësohet se ai që ka bërë ndërmjetësin në këtë ofertë është një tjetër legjendë e Romës, Giuseppe Giannini, që do të udhëtojë këto ditë në Australi edhe pse ka mohuar gjithçka, duke thënë se shkon atje për motive të tjera. Ndërsa vetë Totti nuk preferon të flasë, ndërkohë që kanë mbetur edhe 8 ditë nga ndeshja, ndërkohë që nuk luan një takim zyrtar që prej 28 majit 2017, kur u tërhoq nga futbolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat