“Favoriti për të fituar Champions-in është…”

Futboll

“Favoriti për të fituar Champions-in është…”

Më: 18 shtator 2018 Në ora: 17:39

Ndihmësi i Pep Guardiolës te Manchester City, Mikel Arteta, e ka të qartë se kush është favoriti për të fituar Champions League, kompeticionin që nis pasditen e sotme.

Sipas spanjollit, Real Madrid ka “diçka të veçantë në këtë kompeticion, një aftësi për të manovruar në situata të ndryshme që skuadrat e tjera nuk e kanë” dhe për këtë arsye, madrilenët janë favoritë për ta fituar Champions-in për herë të katërt radhazi.

Por, Arteta nënvizoi se edhe Manchester City do të jetë një nga favoritët.

“Objektivi ynë është ta fitojmë Ligën e Kampioneve. Jemi ekip i ri, por që kemi fituar shumë eksperiencë në vitet e fundit. Jemi më të përgatitur sesa vitin e kaluar”, tha Arteta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat