Di Francesco sqaron situatën, ka disa fjalë të ashpra pasi u pështy nga Costa

Futboll

Di Francesco sqaron situatën, ka disa fjalë të ashpra pasi u pështy nga Costa

Më: 18 shtator 2018 Në ora: 15:32
Federico di Francesco dhe Douglas Costa

Federico di Francesco ka reaguar pas incidentit të tij me sulmuesin e Juventusit, Douglas Costa.

Braziliani u përjashtua me karton të kuq në ndeshjen ndaj Sassuolos pasi e pështyu kundërshtarin.

Së fundmi, raportohej se italiani e kishte fyer në baza racore duke zgjuar reagimin nga Costa.

Por, futbollisti i Sassuolos ka dhënë versionin e tij të ngjarjes.

“Jam i pakënaqur me akuzat dhe lajmet e publikuara së fundmi në media”, deklaroi ai.

“Është ofenduese ndaj meje. Më janë atribuar akuza për fjalë raciste që nuk i takojnë vlerave të mia etike dhe janë fryt i imagjinatës së tjerëve. Kërkoj respekt”, u shpreh Di Francesco.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat