Ngecin bisedimet për kontratën e re të Sterling

Futboll

Ngecin bisedimet për kontratën e re të Sterling

Më: 18 shtator 2018 Në ora: 14:47
Raheem Sterling

Manchester City dhe Raheem Sterling nuk po gjejnë gjuhën e përbashkët për kontratën e re.

Kontrata aktuale e sulmuesit anglez me kampionin aktual të Premier Ligës skadon në verën e vitit 2020.

Bisedimet mes palëve kanë filluar tash e sa kohë, por ende nuk është gjetur një marrëveshje për rinovimin e saj.

Sterling kërkon rritje të ndjeshme të pagës, gjë të cilën nuk pranojnë drejtuesit e Cityt dhe kësisoj, bisedimet kanë ngecur.

Reprezentuesi i Anglisë kërkon 220 mijë funte në javë, kurse me kontratën aktuale ai përfiton 170 mijë.

Pritet që bisedimet të nisin pas pak muajsh ku të dyja palët shpresojnë të arrijnë marrëveshje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat