Kështu duket stadiumi në Kosovë që luajnë klubet nga Serbia!

Futboll

Kështu duket stadiumi në Kosovë që luajnë klubet nga Serbia!

Nga: Kemajl Goca Më: 18 shtator 2018 Në ora: 12:15
Ilustrim

Garat ilegale të klubeve nga Serbia nuk ndalen në territorin e Republikës së Kosovës. Me 12 shtator në Zubin Potok luajti klubi i Sllobodës nga Uzhica, që konsiderohet si filial i Cërvena Zvezdës së Beogradit dhe ngadhënjeu me penallti 5:3, pasi që takimi në kohën e rregullt përfundoi 0:0 me Mokra Gorën.

Image

Zubin Potok

Pastaj vjen Slloga nga Pozhega dhe humb në Zubin Potok, në ndeshjen e javës së pestë të Ligës së tretë serbe të grupit të perëndimit. Si Slloboda si Slloga hyrën e dolën pa asnjë therë në këmbë.

Ky është stadiumi në Zubin Potok dhe klubet nga Serbia vijnë e luajnë me Mokra Gorën. Ndeshjet ilegale luhen pa u penguar nga askush, madje bvalon flamur i Serbisë dhe garat janë në kuadër të Serbisë. FFK hesht! Në video është Mokra Gora - Slloga.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat